Secondary Adv

Ky eshte roboti autonom qe ju sjell ushqimin ne shtepi

Share on Google+

Teksa flitet gjithnjë e më shumë për dronët dhe makinat pa shofer, dy ditë më parë kompania me qendër në San Francisko, “Marble” ka filluar të shpërndajë ushqim me një robot autonom.

 

Më konkretisht, “Yelp’s Eat24”, një platformë për shpërndarjen e ushqimit në bashkëpunim me “Marble” po drejton një projekt pilot për transportimin e ushqimit në San Francisko duke përdorur këta robota. Një pjesë të vogël e restoranteve lokale kanë zgjedhur të ndihmojnë dy kompanitë në shërbimin e tyre të ri.

Roboti autonom do të shkojë në restorant, do të marrë paketën me ushqime dhe në fund do ja çojë atë konsumatorit. Para se ai të mbërijë në destinacion, konsumatori do të marrë një PIN, i cili do e lejojë të hapë pjesën e ngarkesës dhe të marrë ushqimin e tij.

Secili robot i shpërndarjes së ushqimit përdor hartat 3D për të lundruar ditën dhe natën, është i pajisur me LIDAR, sensorë të shumtë dhe kamera për tu siguruar se ai nuk do të përplaset me njerëzit në trotuar. 

 


Më të lexuarat