Secondary Adv

Hyperloop prezanton 11 rruget e reja

Share on Google+

Drejtuesit e Hyperloop One janë takuar me politikëbërës dhe ekspertë të transportit për të zbuluar rrugë të reja të Hyperloop brenda SHBA-së, duke filluar bisedimet për sistemet e ardhshme të transportit në SHBA.

 

Prezantuar nga 11 ekipe, këto rrugë do të lidhin 35 qytete, duke mbuluar 2,800 milje (4, 506 km). Ata do të bashkohen me 24 ekipet e tjera në mbarë botën për të qenë midis 12 finalistëve.

Pasi të përzgjidhet, tre individë do të punojnë me ekipet e inxhinierisë dhe zhvillimit të biznesit të Hyperloop One për të eksploruar zhvillimin dhe financimin e projektit. Në fund të vitit, Hyperloop One synon të ketë një ekip prej 500 inxhinierësh, shkencëtarësh dhe ekspertësh në funksione të ndryshme. Ekspertët e Hyperloop One në fushën e transportit, teknologjisë, ekonomisë dhe inovacionit po shqyrtojnë propozimet e mëposhtme të rrugëve:

Rrugët e propozuara do të reduktojnë kohën e transportit ndërmjet disa prej rrugëve më të mbingarkuara. Rob Lloyd, Drejtor Ekzekutiv i Hyperloop One ka thënë: “Kjo teknologji e konceptuar, zhvilluar dhe ndërtuar në SHBA do të lëvizë pasagjerët dhe ngarkesat në mënyrë më të shpejtë, më të pastër dhe më efikase.” Shervin Pishevar, Kryetar Ekzekutiv i Hyperloop One, tha: “Me Hyperloop One, ne jemi në prag të zhvillimit më të madh në teknologjinë e transportit të shekullit 21, duke eliminuar barrierat e kohës dhe distancës dhe zhbllokimin e mundësive të mëdha ekonomike.”


Më të lexuarat