Secondary Adv

Paisja me panele diellore qe mund te karikoje iPhonin ne 2 ore

Share on Google+

Kompania “XD Design” ka projektuar një karikues modern dhe elegant për paisjet elektronike. I quajtur ‘Ginkgo Tree’ (me emrin sipas një peme japoneze), ai mund të karikojë dy smartfona njëkohësisht në vetëm dy orë duke përdorur energjinë diellore!

 

Ky karikues diellor përbëhet nga material plastik ekologjik, alumin dhe bambu.  Përveç të qenit një zbukurim i mrekullueshëm në dhomën tuaj ose në tavolinën e zyrës, ai është shumë efikas, i lëvizshëm dhe një mënyrë e shkëlqyeshme për të nkarikuar pajisjet pa kosto.

Ginko Tree  vjen me një bateri 4000 mAh me jone litiumi dhe tre mini panele diellore me shkëlqim. Baza e aluminit ka dy porta USB të vendosura në pjesën e pasme, të cilat mund të lidhin çdo smartfon dhe tabletë. Paisja ka një çmim prej 119,95 euro (pak më shumë se 130 $).


Më të lexuarat