Secondary Adv

5 keshilla

Share on Google+

Dhoma juaj e gjumit duhet të jetë një vend pushimi dhe relaksimi. Për të arritur këtë ndjenjë paqësore, është e rëndësishme të zgjidhni mobiljet e duhura, dekorin dhe sistemin organizativ që do ta bëjnë atë një vend ku dëshironi të jeni.

 

1. Shtrati juaj

Pika qendrore e dhomës është shtrati, pasi aty kaloni edhe më shumë kohë. Prandaj, ju duhet një shtrat në varësi të mënyrës se si ju flini.  Për shembull njerëzit që flene në shpinë, mund të përdorin një dyshek të fortë. Për ata që flenë në anë do ishte i mirë një dyshek mesatar i fortë. Kjo ju ndihmon të relaksoni muskujt tuaj dhe të flini me shtyllën kurrizore drtejt.

 

2. Muret

Një ndryshim të lehtë që mund të bëni për të përmirësuar atmosferën e dhomës tuaj është të lyeni muret. Ju nuk duhet domosdoshmërisht të zgjidhni ngjyrën tuaj të preferuar. 

Hulumtimet kanë treguar se ngjyra të caktuara janë më të mira për tu ndjerë të lumtur dhe të relaksuar. Një studim në Universitetin Vrije të Amsterdamit tregoi që ngjyra e gjelbër është më e lidhur me lumturinë, kështu që ju mund të përdorni një të gjelbër të lehtë, pasi ju përkujton natyrën. Ndërsa një tjetër studim tregoi se ngjyra blu në mure rrit krijimtarinë.

 

3. Organizimi

Një dhomë e rrëmujshme mund të sjellë depresion, ankth dhe nervozizëm. Hulumtuesit në ‘Universitetin Princeton’ zbuluan se 'bollëku' i stimujve mendorë që merrni kur jeni në një dhomë rrëmujë mund të kontribuojë në rezultate negative të shëndetit mendor.

Bëjeni dhomën tuaj një parajsë duke zbatuar strategji organizative. Para së gjithash, pastroni të gjitha sipërfaqet që janë rrëmujë. Hidhini apo dhurojini artikujt që nuk ju nevojiten. Rivendosni vetëm objekte apo sende që ju duhet me të vërtetë.

 

4. Mbulesa e krevatit

Mbulesa e duhur do të krijojë një atmosferë të këndshme në dhomën tuaj, dhe gjithashtu do t'ju ndihmojë të flini më rehat. Ju do të dëshironi një set çarçafësh, jorgan ose batanije.  Zgjedhja e tyre me ngjyrën e duhur do i japë dhomës një pamje unike.

 

5. Aroma

Mbajtja e dhomës së gjumit me aromë të këndshme mund të ndikojë në atmosferën e përgjithshme të saj. Shkencëtarët në Haviland-Jones zbuluan se aromat e luleve shoqërohen shpesh me kujtime të lumtura, kështu që ju mund t’i jepni dhomës tuaj një aromë të lehtë lulesh.

Sigurisht, një nga mënyrat më të lehta për ta bërë dhomën tuaj të vijë era lule është të mbani lule të vërteta në vazo. Nëse nuk jeni alergjik, kjo është një mundësi e sigurt dhe e natyrshme. Plus, prania e luleve mund të përmirësojë mirëqenien tuaj. Hulumtimet kanë treguar se te pacientët në spital, dhomat e të cilave përfshijnë lule, mund të kenë rezultate të përmirësuara. 

Një tjetër alternativë e sigurt për aromat është shpërndarja e vajrave esenciale. Zakonisht rekomandohet vaji esencial me aromën e livandos. Është një aromë qetësuese që mund të ndihmojë edhe për të fjetur gjatë natës. Vajra të tjerë rekomandohen ata me aromë jasemini, trëndafili, kamomili dhe ylang ylang. Me disa ndryshime të thjeshta dekori, së shpejti mund të keni një dhomë të përsosur.


Më të lexuarat