Secondary Adv

Ferma lundruese me panele diellore ne Kine ka filluar prodhimin e energjise

Share on Google+

Një fermë diellore prej 40 megaëatësh në provincën Anhui të Kinës së Jugut është më në fund funksionale dhe gjeneron energji të rinovueshme. Më e madhe se fermat lundruese në Australi dhe Indi, kjo masë me panele diellorë është më e madhja në botë që mund të prodhojë energji të pastër të mjaftueshme për të furnizuar shtëpitë në zonë.

 

Ndonëse qyteti i Hainanit është i njohur për tokën e pasur me qymyr, qeveria kineze vendosi të investojë në një fermë diellore lundruese, sepse moti me shi ka rezultuar me përmbytje. Në zona të caktuara, uji është i thellë katër deri në dhjetë metra.

Ajri i fresket  në sipërfaqe ndihmon për të minimizuar rrezikun e mbinxehjes së paneleve diellore. Si rezultat, është penguar ulja e performancës. Si raporton Daily Commercial Neës, panelet janë të lidhura me një inverter qëndror dhe kuti kombinuese. Të dyja janë janë përshtatur për të punuar me termocentrale lundrues. Kjo siguron që ata janë rezistentë  ndaj niveleve të larta të lagështirës dhe spërkatjes nga uji.

Një zëdhënës i qeverisë tha, "Ferma me panele në Hainan jo vetëm që e shfrytëzon plotësisht këtë zonë, duke zvogëluar kërkesën për tokë, por gjithashtu përmirëson prodhimin për shkak të efekteve të ftohjes së sipërfaqes".

Kina mund të jetë një nga vendet më të ndotura në planet, por qeveria po investon në iniciativat e energjisë së gjelbër për ta ndryshuar këtë. Tani që Huainan është shtëpia e fermës lundruese më të madhe në botë me panele diellorë, ka gjasa të bëhet një lider në prodhimin e energjisë së rinovueshme.


Më të lexuarat