Secondary Adv

SHBA, se shpejti do te ndertohet kulla plotesisht prej druri

Në Portland, Oregon do të ndërtohet së shpejti një kullë 12-katëshe prej druri. Ndërtesa e quajtur, Framework, do të ndërtohet nga druri i laminuar dhe do të jetë struktura më e lartë prej druri në Shtetet e Bashkuara.

 

Dizajni për rrokaqiellin 43 metra prej druri është miratuar për ndërtim, por kontraktorët duhet të presin për lejet e ndërtimit para fillimit të procesit. Ndërtesa do të sigurojë strehim të përballueshëm për banorët që fitojnë nën 60 për qind të të ardhurave mesatare të familjeve të zonës.

 

Ndërtesa 12-katëshe multifunksionale do të ketë banesa, zyra dhe dyqane të shitjes me pakicë. Ajo do të ndërtohet nga bashkëpunimi mes një firme lokale të quajtur Lever Architecture dhe Real Estate Developer Project. Thomas Robinson, themeluesi i Lever Architecture, shpjegon se kompania e tij është e interesuar të “eksplorojë marrëdhëniet midis materialeve, përvojës dhe mjedisit, se si mënyra se si ndërtojmë ndikon në mënyrën se si jetojmë dhe mjedisin në tërësi.”

Me te lexuarat ne Inovacion