Secondary Adv

Boje diellore revolucionare qe prodhon energji nga avujt e ujit

Studiuesit në Universitetin RMIT në Melburn kanë krijuar një bojë të re revolucionare diellore që mund të përdoret për të prodhuar sasi të pafundme të energjisë së pastër.

 

Boja inovative tërheq lagështinë nga ajri dhe e ndan atë në oksigjen dhe hidrogjen. Si rezultat, hidrogjeni mund të përdoret si burim i pastër karburanti.

Boja përmban një përbërje të zhvilluar kohët e fundit që duket dhe ndjehet si xhel silici, që zakonisht përdoret në thasë për të thithur lagështi dhe për të mbajtur ushqimin, elektronikën dhe ilaçet të thatë, por vepron si gjysmëpërçues. Përveç kësaj, materiali sintetik i molibden-sulfur katalizon ndarjen e atomeve të ujit në hidrogjen dhe oksigjen.

Sipas Profesor Kourosh Kalantar-zadeh, hidrogjeni është burimi më i pastër i energjisë në planet dhe mund të përdoret në qelizat e karburantit edhe të motorëve me djegie konvencionale si një alternativë ndaj lëndëve djegëse. 

Me te lexuarat ne Inovacion