Secondary Adv

Ja si duket anija e Elon Musk qe do dergoje 100 njerez ne Mars

Në një konferencë të madhe për shtyp vjeshtën e kaluar  Elon Musk dha detaje të gjera mbi vizionin e tij për një Sistem Transporti  Ndërplanetar për të dërguar njerëz në Mars.

 

Udhëtimi i parë synon të vendosë 100 pasagjerë, dhe përfundimisht, në misionet e mëvonshme mund të rriten deri në 200,  por, pavarësisht nga të gjitha informacionet që Musk ka ndarë, mbetet një mister se  ku këta pasagjerë do të jetojnë gjatë udhëtimit 80-ditor.

 

Për të vizualizuar se si mund të duket përfundimisht seksioni i banimit i ITS-së studenti i arkitekturës Philip Lütken ka hartuar një plan të brendshëm të kapsulës, ku mund të akomodohen deri në 104 vetë. Plani ambicioz i Muskut do të jetë historik, nëse bëhet realitet, me qëllimin e krijimit të  kolonisë së parë të njerëzimit në Mars. Bazuar në imazhet që SpaceX ka publikuar deri më tani, ai supozon se do të ketë dy ambjente në Sistemin e Transportit Ndërplanetar për të ndenjur dhe për të fjetur.

Këto janë të lidhura me një rrugë kryesore, të cilat janë bashkuar me dy kalime me zero-gravitet. Me një biletë rreth 200,000 dollarë (£ 157,000) dhe me parakushtin që kandidatët duhet të jenë ‘të përgatitur për të vdekur’, shpenzimet do të jenë të larta.


Me te lexuarat ne Inovacion