Secondary Adv

Si te zgjedhim ngjyren e pershtatshme per te lyer shtepine

Share on Google+

 

Mbase nuk ekziston një ngjyrë definitive perfekte për dhomat në shtëpinë tuaj, por ekzistojnë disa këshilla që mund të ndiqni për të bërë zgjedhje të mira sipas ngjyrave. Përvecse dhoma do të përdoret, duhet të kini kujdes me ndricimin, përmasat e saj dhe preferencat tuaja personale të ngjyrave përpara se ti zgjidhni ato. 

 

 

 


Zgjedhja e ngjyrave të sendeve të vecanta, mobiljeve, pëlhurave, mureve të shtëpisë dhe ambjenteve të tjera nuk është aq e parëndësishme sa duket, kjo për shkak se cdo tonalitet mund të ndikojë në humorin dhe fizikun tonë, në përputhje me parimet e terapisë psikologjike.


Zgjidhni ngjyrat me kujdes.

 

Ngjyra jo vetëm që i shtojnë bukuri shtëpisë suaj, por madje mund të ndikojnë edhe në humorin tuaj. Ngjyrat e ndezura dhe me shkëlqim janë më gjallëruese, kurse ngjyrat e zbehta e pa shkëlqim janë qetësuese. Një ngjyrë e caktuar mund të duket e errët kur me të lyhet muri brenda një ndërtese, por e njëjta ngjyrë jashtë mund të duket më e çelur.  


Ngjyrat plotësuese kur vendosen pranë njëra-tjetrës duket sikur ato bëhen më të forta. Për të pasur një skemë ngjyrash të cilat janë më shumë tradicionale sesa të shpikura, zgjidhni nuanca të ndryshme të së njëjtës ngjyrë. Kjo quhet skemë bojërash njëngjyrëshe. 


Ngjyrat për kuzhinën. 

 

Kur duhet të zgjidhni ngjyrat për kuzhinën, nuancat e tokës janë zgjedhja e shumë njerëzve. Këto ngjyra, jo vetëm transmetojnë ngrohtësi, por janë dhe shumë të gjithanshme. Nëse i referohemi psikologjisë së ngjyrave, nuancat si e kuqja dhe portokallia mendohet të jenë stimuluese dhe thuhet se rrisin oreksin e një personi. 

 


Ngjyrat e forta si tulla mund ti shkojnë kuzhinës, sidomos nëse përdoret me ngjyra neutrale. Shpesh thuhet se ngjyrat më të mira për kuzhinën janë jeshilja dhe bluja, sidomos në ngjyra më të hapura. Nga një këndvështrim tjetër, bluja mendohet të heqë oreksin, e rekomandueshme  për ata persona që zakonisht mbajnë dietë.


Ngjyrat për dhomën e ndenjes.

 

Ngjyrat e sallonit përgjithësisht zgjidhen duke marrë në konsideratë përmasat dhe ndriçimin e përgjithshëm të dhomës. Ngohtësia dhe gjendja emocionale që ju ofron dhoma është një element i rëndësishëm.  Ngjyrat e lehta e bëjnë sallonin të duket më i madh, por edhe nëse përdorni ngjyra të errëta do të ishte shumë bukur, sepse ato i japin dhomës një pamje të rehatshme.

 


Ngjyrat e ngrohta, qofshin ato të lehta si bezha, ngjyrat krem si në të verdhë mund ti shtojnë dhomës një pamje të ngrohtë dhe mikpritëse, teksa ngjyrat e ftohta si gri i japin një pamje më formale. Ngjyrat e forta si e kuqe e ndezur nuk jane zgjidhje të mira për dhomën e ndenjes, pasi janë mjaft stimuluese dhe ngjyrat si gështenja, lejla, vishnje e bëjnë dhomën edhe më interesante.


Ngjyrat për banjon.

 

Kur të zgjidhni ngjyrat për banjon, merrni në konsideratë efektin e përgjithshëm që dëshironi të arrini. Ngjyrat e lehta dhe nuancat natyrale si blu e hapur, jeshile e hapur dhe ngjyrat e lehta të tokës janë përdorur shumë vitet e fundit, sepse krijojnë ndjesi relaksuese . Mundohuni të shmangni ngjyrat e forta e të errëta nëse keni banjo të vogël, sepse këto ngjyra thjesht e bëjnë  të duket edhe më e vogël. Gjithsesi, ngjyrat e errëta mund të përdoren që të krijojnë efekte dramatike. Meqënënse dhoma juaj është e vogël, cdo gjë që i përshtatet shijes tuaj është në rregull.


Ngjyrat për dhomën e gjumit.

 

Mënyra më e mirë për dhomën e gjumit, është zgjedhja e ngjyrave relaksuese si tonalitet e blusë, jeshiles dhe ngjyrat e lehta të tokës. Mundohuni të shmangni ngjyrat e shëndritshme si e kuqja, e verdha e ndezur ose nuanca të tjera të forta, të paktën kur keni sipërfaqe të mëdha, sepse janë shumë stimuluese për një dhomë gjumi. Gjithsesi, mund të krijoni dhe pamje romantike me ngjyra si vishnja, pjeshkë, korale ose nuancat roze.


Keni një korridor të vogël? 

 

Zgjidhni një të verdhë pastel, ose një nuancë tjetër të çelët. Nëse tavani është i ulët zgjidhni një ngjyrë të çelët, madje më të çelët se të mureve.  Pse të mos krijoni një atmosferë të re në shtëpinë tuaj? Ju mund të eksperimentoni me teknikën e sfungjerit. Nuk është e vështirë: lyejeni murin me një ngjyrë bazë, të verdhë ose bojëqielli, pastaj butësisht vendosni një sfungjer me ngjyrë tjetër, p.sh portokalli ose ngjyrë salmoni, me delikatesë mund të lini gjurmë në mur. Më parë provojeni në një pjesë jo shumë të dukshme të murit. Gjithashtu ju mund të pikturoni figura të vogla me dorë të lirë. Një rresht fluturash ose degë të një peme që dalin p.sh nga një raft realizohet shumë thjeshtë.


Më të lexuarat