Secondary Adv

5 destinacione inxhinierike qe duhet ti vizitoni

Share on Google+

Nëse jeni inxhinier dhe ju pëlqen të udhëtoni, ka disa vende që ju duhet t’i keni në listën tuaj të udhëtimeve. Megjithëse anembanë globit ka mrekulli të panumërta inxhinierike dhe dokumentarë mbi to, ka disa vende që ju duhet të shihni personalisht. 

 

Pavarësisht nëse janë mrekulli botërore apo arritje të inxhinierisë moderne, të gjitha këto vende posedojnë cilësi që ja vlejnë të vizitohen. Më poshtë po ju listojmë 5 prej tyre:

 

1. Ishujt ‘Palm’, Emiratet e Bashkuara Arabe 

Ishujt ‘Palm’ janë një grup prej 3 ishujsh artificialë në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërtimi i tyre filloi në vitin 2001, por që tani, i vetmi ishull i kompletuar dhe plotësisht funksional është Palm Jumeirah. Ky ishull duket si një palmë dhe është i mbushur me një seri hotelesh dhe dhomash.

Ndërtimi i ishujve ishte përpjekja e parë për të krijuar ishuj artificialë në forma artistike që do të mbanin edhe banesa.

 

2. Taj Mahal, Indi

Taj Mahali është një nga shtatë mrekullitë e botës. Është një mauzole (një ndërtesë, sidomos një vend i madh dhe madhështor, që strehon një varr ose varre) prej mermeri të bardhë dhe fildishi, e cila ndodhet në qytetin indian të Agras. I gjithë kompleksi është 42 akra me pallatin e bardhë që qëndron në qendër. Varri ka një xhami dhe një shtëpi mysafirësh të përfshirë në ndërtim, e cila është e rrethuar nga kopshte.

Ndërtimi u përfundua në vitin 1643, por puna vazhdoi edhe shumë më tej. Taj Mahal kushtoi 52.8 miliardë rupi, 827 milion dollarë. Mbi 20,000 njerëz punuan në projektin e ndërtimit, të udhëhequr nga arkitektë dhe artistë.

 

3. Muri i Madh kinez, Kinë

Muri i Madh kinez i Kinës është një nga arritjet më të mëdha inxhinierike të të gjitha kohërave. Kjo tullë guri dhe muri prej balte u ndërtuan përgjatë kufirit historik të Kinës për të mbrojtur perandorinë nga pushtimet dhe bastisjet nga grupet nomade. Ndërkohë që muri mund të duket si një projekt inxhinierik, ai u ndërtua në shumë mijëvjeçarë nga viti 600 p.e.s deri në vitin 1644 p.a.s. Nga fillimi deri në fund muri shtrihet në 13,171 milje.

 

4. Kanali i Panamasë, Panama

Kanali i Panamasë është mënyra kryesore që anijet të kalojnë nga Oqeani Atlantik në Paqësor dhe anasjelltas. Ky kanal i lundrueshëm është 77 km.

 

5. Diga Hoover, SHBA

Diga Hoover, ndonëse nuk është një nga digat më të mëdha në botë, ndoshta është më famëkeqja. Ndërtimi i plotë i saj ndodhi nga viti 1931 deri më 1936 nën drejtimin e Presidentit Roosevelt dhe gjatë Depresionit të Madh. Në ndërtimin e saj u përfshinë mbi 1000 puntorë dhe mbi 100 prej tyre humbën jetën.

Rreth 1 milion njerëz e vizitojnë digën çdo vit. Megjithëse nuk ka asgjë për t'u mrekulluar, historia rreth ndertimit të saj  dhe dokumentimi i vendeve inxhinierike e bën atë një vend të rëndësishëm për historinë e inxhinierisë.


Më të lexuarat