Secondary Adv

India ve ne pune trenin e pare me panele diellore

Hekurudhat indiane kanë vënë në funksion trenin e tyre të parë lokal me energji diellore në Nju Delhi.

 

Treni ka një strukturë të ruajtjes së batrisë, e cila siguron energji të mjaftueshme edhe në mungesë të dritës së diellit. Treni 1600 kuaj fuqi ka gjashtë vagona.

 

16 panele diellore që gjenerojnë 300 ëatt ofrojnë një kapacitet prej 4.5 kilovat për secilin vagon. Sistemi mund të krijojë rreth 20 kilovat orë energji të pastër në ditë. Një sistem baterie 120 AH do të ruajë energjinë e tepërt të prodhuar gjatë orëve të pikut.

E gjithë nevoja elektrike e vagonëve, përfshirë dritat dhe sistemin e shfaqjes së informacionit, do të plotësohen nga energjia e prodhuar nga panelet diellore të vendosura në çatinë e vagonave. Treni do të udhëtojë nga Delhi në shtetin Haryana të Indisë. Autoritetet thonë se njëzet e katër vagonë më shumë do të pajisen me këtë sistem brenda gjashtë muajve. India ka rrjetin e tretë më të madh hekurudhor në botë.

 

Me te lexuarat ne Inovacion