Secondary Adv

Indi, ndertohet akullnaja artificiale, qe mund te siguroje uje te fresket per gjate nje viti

Share on Google+

Një inxhinier nga një fshat i largët indian ka sjellë një zgjidhje të re për të siguruar ujë të freskët për komunitetin e tij.

 

Sonam Wangchuk, nga Ladakh në rajonin Jammu të Indisë veriore, po ‘rrit’ akullnaja artificiale në shkretëtirë për të ndihmuar në trajtimin e mungesës së ujit në rajon. Vendasit e rajonit Ladakh, për të ujitur tokën e tyre të punueshme dhe për të siguruar ujë të freskët të pijshëm, mbështeten në shkrirjen e dëborës dhe akullit. Por temperaturat në rritje nënkuptojnë se rreshjet e borës po bëhen më të rralla dhe ky procesi  i shkrirjes ka ndryshuar, duke i lënë vendasit në thatësirë. 

 

Akullnajat artificiale të Wangchuk përdorin tuba, gravitetin dhe temperaturat e ftohta për të krijuar “stupas (faltore) akulli” që ai shpreson ta transformojnë peizazhin e thatë. Aty bien më pak se tre inç (80 milimetra) rreshje çdo vit. Wangchuk filloi projektin e tij të stupa-ve të akullit, modeluar sipas kullave të përdorura në besimin budist, në vitin 2014. Uji është ngrirë vertikalisht, në formën e kullave të mëdha të akullit me lartësi 30 deri në 50 metra. 


Më të lexuarat