Secondary Adv

Disa keshilla te dobishme per te organizuar shtepine tuaj per festa

Share on Google+


Fjalën“organizim” e dëgjojmë shpesh nga dizejnuesit më të famshëm në ditët e sotme. Por në shtëpitë tona ne jemi gjithmonë në “luftë” me rrëmujën për të mbajtur sa më në rregull shtëpinë. Një betejë të cilën mund ta fitojmë patjetër ndaj lexoni disa këshilla. Për secilën dhomë identifikoni “qendrën” e rrëmujës duke e kontrolluar atë çdo ditë.


Për shembull në dhomën e gjumit mjafton që krevati të jetë i rregulluar dhe dhoma duket e sistemuar, ose në kuzhinë mos lini asgjë në lavaman ose mbi banak. Nëse kudo në dysheme ka lodra të fëmijëve apo letrat në banjo janë hedhur jo në vendin e duhur duket një detyrë paksa e vështitë për organizimin e shtëpinë. Mëposhtë ju kemi dhënë disa ide sesi mund të organizoni hapsirën në shtëpinë tuaj për festat e fundvitit.


1-Vendosni mbulesa dhe jastikë me ngjyra kudo 

 


Vetëm duke shtuar disa jastëkë me ngjyra të ndryshme në dhomën e ndenjes, ju do të jetë në gjendje të ndryshoni atmosferën totalisht. Shikoni për ngjyrat që ju japin ngrohtësi në dhomë, si e kuqja, e gjelberta, bluja, e arta, etj. Gjithashtu një ide e mirë do të ishte të vendosni edhe ndonjë objekt dekorues në mure, qoftë metalik ose ndonjë pasqyrë të vjetër të hedhur diku në ndonjë cep të shtëpisë.


2-Sillni ngrohtësinë në shtëpinë tuaj

 


Festat gjithmonë i sjellin njërëzit më afër me njëri-tjetrin. Ndaj edhe ambienti që ju rrethon duhet të ketë një atmosferë sa më të ngrohtë, ndaj duhet të kujdeseni deri në detaje. Vetëm ndryshimi i letrës së abazhurit tuaj është në gjendje t’a bëjë shtëpinë të duket më e ngrohtë dhe më mikpritëse. Zgjidhni letra me ngjyra të pasura dhe të ngrohta. Ju gjithashtu mund të blini qirinj dylli dhe më pas t’i vendosni ato në vende strategjike kudo nëpër shtëpi.


3-Sigurohuni që shtëpia juaj të jetë sa më e rehatshme


E para në listën për gjërat që duheni të bëni para festave duhet të jetë sistemimi i të gjithë shtëpisë. Më pas hiqni tavolinën e kafesë dhe ato anesoret që janë të panevojshme. Ri-organizoni mobiljet tuaja në mënyrë të atillë që të inkurajoni biseda interesante. Nëse jetoni në një vend që bën me të vërtetë shumë të ftohtë, ndoshta ka ardhur koha që të ndryshoni tapetet, për një dysheme më të ngrohtë.


4-Mos harroni tualetin

 


Ndodh shpesherë që nga emocionet e festave, tualeti gjithmonë harrohet të dekorohet. Ndaj duhet të keni parasysh që ajo është dhoma më qarkullimin më ta madh në shtëpi, ndaj kushtojini një dekor të vecantë e të thjeshtë. Mundohuni që të mbani në të një temë njëngjyrësh në mënyrë që të krijohet një pamje e thjeshtë dhe e qytetëruar.


5-Kontrolloni dritat zbukuruese paraprakisht

 


Një pemë e ndezur me drita nga më të ndryshmet më padyshim që festat do ti bëjë akoma edhe më të bukura. Dritat e vogla të bardha janë të njohura, por ju gjithashtu blini një shumëllojshmëri dritash me ngjyra të ndryshme si blu, e kuqe. Para se të dekoroni pemën apo ambientet tuaja, sigurohuni më parë nëse të gjitha llambat punojnë, nëse jo i zëvëndësoni ato. Bëni disa teste para se t’i vini në punë.

 

6- Para së gjithash pastroni ambientin për festa


Sistemoni shtëpinë tuaj në mënyrë të tillë që të jetë sa më funksionale për ju duke mos mbajtur element në shtëpi që nuk nevojiten. Për lodrat e fëmijëve që zakonisht janë të shpërndara nëpër shtëpi mbani kontenitorë, kuti, etj, për t’i futur brenda këto lodra. Mos pastroni shtëpinë njëherësh, por nga një dhomë në ditë duke marrë kohën e duhur për secilën dhomë. E fundit vlen për meshkujt, nëse ende nuk keni një kosh ku të fusni rrobat e palara, blini një të tillë menjëherë, me këtë veprim keni pastruar 30% të shtëpisë. 


7-Zgjidhni dekorimet për festa

 


Vetëm për shkak se ju keni një kuti të plotë me zbukurime, nuk do të thotë se secila prej tyre duhet vendoset. Zgjidhni ato që ju duken më të përshtatshme këtë vit dhe ato të cilat nuk do ti përdorini i lini për vitin e ardhshëm. Kjo gjithashtu është një mundësi e mirë edhe që të dhuroni disa zbukurime që ju kanë dalë nga qejfi.


8-Krijoni pak hapsirë në kuzhinë


Afrimi i festave nënkupton që kuzhina juaj të jetë gati për cdo gatim, ndaj vendoni rregull kudo, në cdo pjesë të saj. Kjo j’ua bën më të lehtë gjetjen e gjërave gjatë përgatitjes së darkës kryesore. Mos harroni të pastroni edhe frigoriferin, sepse cdo hapsirë shtesë në të është e mirëpritur.

9-Ruani disa kursime

 


Edhe pse festat janë një herë në vit, ato nuk e lenë prapa harxhimet e shumta. Shumica e familjeve nuk e kuptojnë barrën që një ditë e vetme festimi ka mbi to. Ju duhet të jeni të përgatitur për të bërë disa shpenzime me një buxhet të këtij viti. Sigurohuni që buxheti juaj të përfshijë edhe dhuratat. Njëkohësisht kini të qartë limitin tuaj financiar.


Më të lexuarat