Secondary Adv

Evovelo prezanton veturen me panele diellore

Share on Google+

Së fundmi, kompania spanjolle Evovelo prezantoi  një makinë të vogël me panele diellorë. Ajo kombinon avantazhet e një makine të tilla si: siguria, mbrojtja ndaj kushteve të motit dhe qëndrueshmëria me lehtësinë e një biçiklete, konsumi i pakët i energjisë dhe shfrytëzimi më i mirë i hapësirës.

 

Vetura e vogël quhet Mö. Mö është e përkryer për udhëtime të shkurtëra, deri në 50 km (31 milje) dhe ka një shpejtësi maksimale prej 45 Km/h (rreth 30 mph). Në pjesën e sipërme të saj është montuar një set panelesh diellorë, të cilët e karikojnë baterinë 1000Wh e mjetit shumë shpejt. Për tu rimbushur plotësisht asaj i nevojiten rreth 3-4 orë.

Dimensionet e saj 140 cm të gjera, 200 cm të gjata dhe 130 cm të larta do të thotë se Mö nuk merr shumë hapësirë. Megjithatë, është mjaftushëm e madhe për tu ulur dy të rritur para dhe dy fëmijë në pjesën e pasme. Duke qënë se Mö ka një sistem të plotë të ndriçimit, rripat e sigurisë, mbrojtjen e ndikimit anësor dhe karakteristika të tjera të sigurisë, ju mund të ndjeheni të sigurtë dhe rehat kur të udhëtoni me këtë mjet ekologjik.

Bateria e automjetit mund të hiqet dhe të karikohet në shtëpi, në zyrë ose në një garazh kudo që ka një prizë elektrike. Prototipi i ri i Evovelos zyrtarisht debutoi në Malaga, Spanjë, dhe më shumë të dhëna duke përfshirë edhe koston e saj do të bëhen të ditura në të ardhmen e afërt.


Më të lexuarat