Secondary Adv

Tani mund te blini makina luksoze nga nje makineri gjigande per shitjen e makinave

Share on Google+

Makineritë e shitjes përdoren për të mbajtur vetëm ushqimet dhe pijet tuaja të preferuara. Ndoshta edhe një birrë nëse jeni në Japoni. Por një makineri shitjeje për makina? Këtë mund ta shikoni vetëm në Singapor!

 

Përfaqësuesja e vetme e makinave Autobahn Motors sapo ka hapur një ekspozitë, 49.5 metër të lartë, e cila që duket si një makineri gjigande shitjesh. Konsumatorët në katin e parë përdorin një ekran me prekje (touch) për të zgjedhur makinën që ata dëshirojnë të shikojnë. Pastaj gjashtëdhjetë makina lëvizin në një ashensor për të paraqitur makinën e zgjedhur në katin e parë.

Ndërtesa gjithashtu shërben edhe si një përgjigje për mungesën e hapësirave të parkimit në Singapor. Gary Hing, drejtor i përgjithshëm në Autobahn shpjegoi: “Ne na duhej të plotësonim kërkesën tonë për ruajtjen e shumë makinave. Në të njëjtën kohë, donim të ishim sa më kreativë dhe inovativë.” 

Me sa duket ideja për ndërtesën 15-katëshe ishte konceptuar nga Hog kur pa paketimin e makinave  Matchbox në një dyqan lodrash me djalin e tij. Hong thotë se ai e ka ndarë  idenë e tij me kompanitë e parkimit të makinave si një zgjidhje të mundshme për kursimin e hapësirës në qytetet e mbipopulluara.


Më të lexuarat