Secondary Adv

Wi-Fi do te jete 100 here me i shpejte se ne ditet e sotme

Share on Google+

Wi-fi, 100 herë më i shpejtë se ai në ditët e sotme është në horizont, pasi shkencëtarët provuan se mund të dërgonin të dhëna komplekse duke përdorur valë të rrezatimit me frekuencë të lartë.

 

Hulumtuesit amerikanë për herë të parë kanë qenë në gjendje të dërgojnë video sinjale duke përdorur terahertz, në vend të mikrovalëve tradicionale.

Valët e Terahercit, të cilat janë rrezatim me frekuencë të lartë, lejojnë që të dhënat të ‘udhëtojnë’ me 50 gigabit në sekondë.  Kjo ofron një shpejtësi transmetimi rreth 100 herë më të shpejtë se sa ato që janë të mundura sot, në të cilat rrjetet celulare arrijnë një shpejtësi maksimale prej 500 megabajt. Profesori Daniel Mittleman, nga Universiteti Brown në SHBA, tha: “Ne kemi treguar se ne mund të transmetojmë të dhëna në valët teraherc në shpejtësi shumë të larta dhe me norma gabimi shumë të ulëta.”

Valët Terahertz kanë frekuenca më të larta se sa mikrovalët dhe për këtë arsye kanë kapacitet shumë më të madh për të transportuar të dhëna. Sidoqoftë, shkencëtarët sapo kanë filluar eksperimentimin me frekuencat e terahercit dhe shumë prej komponentëve themelorë të nevojshëm për komunikimin teraherc nuk ekzistojnë ende.

(Video sinjalet janë të ndara në disa kanale për regjistrim dhe transmetim. Ka metoda të ndryshme të ndarjes së kanaleve të ngjyrave, në varësi të formatit të videos dhe origjinës së tij historike.)


Më të lexuarat