Secondary Adv

Makina e re Audit me panele diellore perfundon ne fund te 2017

Share on Google+

Për vite me rradhë shumë kompani kanë premtuar të bëjnë realitet idenë e një makine me energji diellore dhe më në fund kjo do të ndodhë. Së fundmi Audi njoftoi se po punon në një prototip të automjeteve me energji diellore, që pritet të përfundojë në fund të vitit 2017.

Audi dhe firma kineze Alta Devices, specialiste në prodhimin e paneleve diellorë, po bashkëpunojnë për të zhvilluar një çati qelqi panoramike me panele shumë të hollë diellorë, të cilët do të furnizojnë me energji sistemet elektrike të automjetit si ajrin e kondicionuar dhe ngrohëësit e sediljeve.

Dy kompanitë shpresojnë të përmirësojnë teknologjinë, në mënyrë që energjia diellore të mund të ngarkojë drejtpërdrejt baterinë e makinës elektrike. Audi nuk ka dhënë një afat kohor për këtë aftësi, por qelizat e reja diellore kanë një efikasitet prej më shumë se 25 për qind. Audi gjithashtu thotë se qelizat diellore, të cilat do të prodhohen në Kaliforni nga Alta Devices, performojnë mirë në dritë të ulët dhe në temperaturë të lartë.


Më të lexuarat