Secondary Adv

Kina vendos perseri ne funksion trenat e shpejtesise se larte

Share on Google+

Dikur Kina ka pasur trenat më të shpejtë në botë.  Por, një përplasjeje fatale në vitin 2011 e detyroi vendin të ulë kufirin e shpejtësisë maksimale të tyre nga 350 km/h në 250-300 km/h.

 

Sipas disa njoftimeve në media, në fund të këtij viti Kina ka vendosur të rifillojë përsëri shërbimin më të shpejtë trenor në botë. I gjithë projekti quhet Fuxing, që do të thotë “përtëritje”. “Përtëritje kombëtare” është një temë e promovuar vazhdimisht nga presidenti i Kinës Xi Jinping.

Më 21 shtator, shtatë prej këtyre trenave do të lejohen të udhëtojnë me shpejtësi maksimale. Të gjitha trenat janë pajisur me një sistem të përmirësuar të monitorimit që do të ngadalësojë dhe ndalojë trenat automatikisht në rast emergjence.

Operatori hekurudhor i vendit besohet të jetë duke kërkuar mënyra për të përmirësuar rrugën për të lejuar që motorët të ecin edhe më shpejt,  ndoshta me shpejtësi rreth 400 km/h. Kina besohet të ketë një rrjet hekurudhor të shpejtësisë së lartë rreth 19,960 km (12,400 milje). Sipas Associated Press, vendi ka shpenzuar 360 miliardë dollarë në ndërtimin e rrjetit të hekurudhës me shpejtësi të lartë, duke krijuar kështu rrjetin më të madh në botë.


Më të lexuarat