Secondary Adv

Irani do te ndertoje librarine me te madhe ne bote

Share on Google+

Në një vend ku censura letrare është politika zyrtare e qeverisë, fakti që Irani ka hapur librarinë më të madhe në botë, është edhe më i habitshëm. E quajtur  ‘The Book Garden’, ajo u hap zyrtarisht në korrik, në kryeqytetin iranian, Teheran.

 

Hapja e saj u përshkrua nga kryebashkiaku i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf, si “një ngjarje e madhe kulturore në vend, kështu që fëmijët tanë mund ta shfrytëzojnë më mirë këtë mundësi kulturore dhe akademike.”

‘The Book Garden’ përmban librari, një galeri arti dhe 10 teatro dhe amfiteatër. Gjithashtu, ka një seksion të dedikuar për fëmijët dhe të rinjtë, e përmban literaturë të përshtatshme për moshën e tyre dhe ofron një sërë aktivitetesh që synojnë nxitjen e leximit.

Sipas Newsweek, më shumë se 400,000 tituj janë në dispozicion për fëmijët. Ndërtimi i librarisë përfundoi në vitin 2016 dhe  ka një sipërfaqe rreth 110, 000 metër katror. Hapësira e brendshme e librarive, galerive dhe teatrove të saj është 65.000 metra katrorë.

Mbajtësi i rekordit  botëror të Guinness-it  është libraria Barnes & Noble në Fifth Avenue,Nju Jork. Megjithatë, kjo librari amerikane, më pak se një e katërta e madhësisë së ‘The Book Garden’ të Teheranit, u mbyll në vitin 2014.


Më të lexuarat