Secondary Adv

Trendet me te fundit te oxhaqeve nga Rcon-al

Share on Google+

Oxhaqet, qofshin prej tulle, guri ose druri, përdoren vetëm për të ngrohur shtëpinë. Pa marrë parasysh llojin, alternativat e dizajnit të tyre kanë ndryshuar ndjeshëm, në krahasim me ato që kemi parë në vite.

 

Për të motivuar më tej ata që po mendojnë të instalojnë një oxhak në shtëpinë e tyre apo të rivendosin një të tillë, më poshtë po ju tregojmë pesë nga idetë më bashkëkohore të projektimit të oxhaqeve. Në Shqipëri këto oxhaqe mund ti gjeni pranë kompanisë Rcon-al, e cila ofron materiale mjaft cilësore.

 

1. Oxhak guri

Oxhaqet e gurit ende janë shumë më të admiruar dhe për fat të mirë për pronarët e shtëpive, pamja nuk është i vetmi avantazh kryesor. Ata u japin mundësi pronarëve të shtëpive të zgjedhin nga një gamë e gjerë ngjyrash. Gjithashtu guri mban ngrohtësinë dhe e rrezaton atë përsëri në mjedisin përreth edhe pas zjarrit. 

 

2. Oxhak tjegulle

Një oxhak i tillë ju jep mundësinë për të qënë sa më bashkëkohorë dhe praktikisht tjegullat mund ti gjeni në çdo ngjyrë që dëshironi.

 

3. Oxhak tulle

Për këtë lloj oxhaku duhet të jeni të kujdesshëm, pasi ngjyra e tullave zbehet shpejt dhe mund të jetë e vështirë për tu riparuar ose zëvendësuar.  Sidoqoftë, tulla ju ofron mundësinë të pikturoni mbi to dhe  përshtaten mjaft mirë me shtëpitë në fshat.

 

4. Oxhak guri gëlqeror 

Versionet e oxhakut gëlqeror janë të ndryshme, prandaj dhe ai përshtatet lehtë me çdo stil në shtëpi. Guri gëlqeror është i kushtueshëm për t'u instaluar dhe shumë i lehtë për t’u dëmtuar (ciflosur). Krahasuar me opsionet e tjera të oxhaqeve ai mund të jetë i ndërlikuar për t'u riparuar.

 

5. Oxhak mermeri

Përparësia kryesore e zgjedhjes së një oxhaku prej mermeri mbi alternativat e tjera është qëndrueshmëria e tij. Një oxhak i tillë mund të zgjasë për një gjeneratë me kujdesin dhe mirëmbajtjen e duhur. Ndërkohë që shpenzimet paraprake mund të jenë të kushtueshme, paratë do të dalin me kalimin e kohës për shkak se atij i nevojitet një mirëmbajtje minimale. Ju duhet ta shikoni atë si një investim afatgjatë. Përveç kësaj, mermeri është shumë i lehtë për t'u pastruar, veçanërisht në krahasim me tullën ose gurin. 

 

Cel:+355 69 600 900 1

Cel:+355 69 600 900 3

Cel:+355 69 600 900 2

 

 


Më të lexuarat