Secondary Adv

Kompjuterat e se ardhmes do te jene 1000 here me te shpejte se tani

Share on Google+

Grafeni është padyshim një super material që do të ndryshojë të ardhmen për ne. Një ekip i studiuesish ka krijuar një lloj të ri tranzitori duke përdorur grafenin, i cili mund ta bëjë punën e kompjuterave 1000 herë më të shpejtë.

 

Tranzitori i parë u krijua në vitin 1947 nga laboratorët Bell, dhe që atëherë, gjysmëpërçuesit janë bërë pjesë thelbësore e jetës sonë të përditshme. Grapfeni tashmë e ka provuar potencialin e tij në përmirësimin e gjithçkaje duke filluar nga bateritë, cilësia e ujit, aeroplanëve etj.

Materiali u zbulua në vitin 2004 dhe disa dekada pas kësaj u përdor për një gamë të gjerë të aplikimesh, për shkak të forcës ekstreme dhe vetive unike të përçimit elektricitetit. Ai e transmeton energjinë elektrike dhjetë herë më mirë se bakri dhe 250 herë më mirë se siliciumi (simboli Si, numër atomik 14).

Një ekip me studiues nga Universiteti i Teksasit, i Illinois-it dhe Universiteti i Floridës Qendrore krijoi tranzitorin e grafenit duke hapur në fillim një fletë të hollë të palosur grafeni, të quajtur nanotub karboni. Në këtë shirit u aplikua një fushë magnetike për të kontrolluar rezistencën aktuale të rrjedhjes. Disa nanotuba vendosen pranë njëri-tjetrit. Kështu, tranzitori i prodhuar mund të rrisë shpejtësinë e mikroprocesorëve 1,000 herë. Tranzitorët janë elementë themelorë të sistemeve kompjuterike, duke vepruar si çelës për të kontrolluar rrjedhën e elektroneve përmes qarkut. , madje edhe në temperaturë dhome.


Më të lexuarat