Secondary Adv

Tesla fillon prodhimin e tjegullave diellore ne Buffalo, Nju Jork

Është zyrtare! Tesla ka filluar prodhimin e tjegullave diellore të çatisë në fabrikën e saj në Buffalo, Nju Jork. 

 

Kompania ka instaluar disa prej tyre, por në një shkallë të vogël pranë fabrikës së vet të automjeteve në Fremont të Kalifornisë. Drejtori teknik i Tesla-s, JB Straubel, tha se  tani kompania ka disa qindra punëtorë dhe makineri të instaluara në fabrikën e saj në Buffalo.

Tani që po punon fabrika në Buffalo, prodhimi pritet të rritet ndjeshëm. Thuhet se panelet diellore tradicionale gjithashtu do të prodhohen aty. AP Neës raporton se partneri i Tesla, Panasonic Corp., do të prodhojë qelizat fotovoltaike ndërsa punonjësit e Tesla-s do i kombinojnë ato në module që përshtaten në pllakat diellore.

Tesla nuk ka zbuluar se sa konsumatorë i kanë porositur këto tjegulla diellore. Megjithatë, Straubel tha se kërkesa është e madhe dhe se këto porosi do ta mbajnë kompaninë të zënë deri në fund të vitit të ardhshëm. 


Me te lexuarat ne Inovacion