Secondary Adv

India planifikon ndertimin e sistemit te saj Hyperloop

Share on Google+

Një sistem Hyperloop prej 250 m/h (400 km/h) do të ndërtohet në juglindje të Indisë. Kompania Hyperloop Transportation Technologies (HTT) në Los Anxhelos njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje me zyrtarët indianë.

 

Podet e Hyperloop do të udhëtojnë rreth 40 kilometra për vetëm  gjashtë minuta nga qyteti Vijayëada tek Amaravati. Udhëtimi nëpër shtetin e Andhra Pradesh, i cili ka një popullsi prej 50 milion banorësh, zakonisht merr më shumë se një orë me makinë.

"Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që kemi hyrë në një (Mou) Memorandum Mirëkuptimi me Qeverinë e Andhra Pradesh për të sjellë HTT Hyperloop në Indi," tha kryetari i HTT-së, Bibop Gresta Gjatë fazës së parë të projektit, i cili fillon në tetor, HTT do të kryejë një studim gjashtëmujor të fizibilitetit. 

Firma do të punojë me partnerët lokalë për të analizuar qytetet e afërta dhe për të gjetur rrugën më të mirë mes dy qyteteve. Pas studimit fillestar gjashtëmujor, faza e dytë e projektit do të ndërtojë sistemin Hyperloop.


Më të lexuarat