Secondary Adv

Kjo ure e re do te mundesoje nje udhetim hekurudhor 8400 milje nga Londra ne Tokio

Share on Google+

Së shpejti ju do të mund të udhëtoni nga Londra në Tokio me linjën hekurudhore Trans-Siberian nëpërmjet një rruge 8,400 milje, sipas një propozimi ambicioz të bërë nga qeveria ruse.

 

Projekti përfshin ndërtimin e një ure rreth 28 milje të gjatë, e cila do të lejonte trenat të kalonin Detin Lindor (Detin e Japonisë). Pasagjerët do të mund të mrekullohen në malet e mbuluar me dëborë në Siberi, përpara se të zbulojnë fshatrat e braktisur të Rusisë.

Trenat do të kalojnë nëpër Gjermani dhe Poloni para se të hyjnë në Evropën Lindore dhe në Rusi. Lidhje e propozuar me Japoninë është përshkruar si një “urë përtej historisë”, sepse Moska dhe Tokio nuk kanë arritur të nënshkruajnë një traktat që u jep fund zyrtarisht armiqësive të Luftës së Dytë Botërore.

Kjo ndodh për shkak të kapjes së Stalinit në Ishujt Kuril në vitin 1945, subjekt i një mosmarrëveshje territoriale të gjatë. Një urë midis kontinentit rus dhe Sakhalin (ishull rus) do të kushtojë rreth 4 miliard paund, ndërsa një lidhje me Japoninë ka gjasa të jetë më e shtrenjtë. Skema u zbulua në Forumin Ekonomik Lindor të Rusisë, i organizuar në Vladivostok nga Putini.


Më të lexuarat