Secondary Adv

Ky mikro robot mund te terheqe objekte 2,000 here me e te renda se pesha e tij

Inxhinerët nga Universiteti Stanford kanë krijuar disa robota në miniaturë të quajtur "MicroTugs" të aftë për të tërhequr dhe shtyrë objekte.

 

Një prej këtyre robotëve, që peshon vetëm 12 gram, mund të tërheqë objekte deri në 2,000 herë më të rënda se ai vetë. Kjo është ekuivalenti i një njeriu që tërheq një balenë blu, tha David Christensen, një inxhinier nga laboratori që krijoi robotët.

Një robot tjetër peshon vetëm 9 gram, por mund të ngjitet në mure vertikalë duke mbajtur objekte më të rënda se një kilogram, ekuivalenti i një njeriu që ngre një elefant në anën e një ndërtese. Madje edhe më i vogli i robotëve, i cili peshon vetëm 20 miligram dhe është montuar nën një mikroskop me një pincetë (piskatore) mund të tërheqë objekte 25 herë më të rënda se pesha e vet.

Sekreti i forcës së robotëve vjen nga teknikat e huazuara nga mbretëria e kafshëve. Frymëzuar nga hardhucat, inxhinierët mbuluan këmbët e robotëve me kunja gome, që përkulen kur përdoret presion. Qëllimi i projektit është të krijojë një robot që mund të zvarrit objekte të rënda në zona të vështira.


Me te lexuarat ne Inovacion