Secondary Adv

Tesla njofton krijimin e mini superkarikuesve

Share on Google+

Kompania ka prezantuar planin për zgjerimin e rrjetit të saj ‘Supercharger’ në qendrat e qyteteve dhe zonave kryesore të tyre, duke filluar me Çikagon dhe Boston.

 

Për të mbështetur përdorimin e lartë, Tesla po zhvillon edhe një super karikues të ri, më të vogël, veçanërisht për qytetet. Firma do t'i instalojë ata në qendra tregtare, supermarkete dhe vende të  tjera të njohura, kështu që përdoruesit mund të karikojnë mjetin e tyre ndërkohë që vazhdojnë me kryerjen e dertyrave të tjera.

Këta karikues do të kenë të njëjtat çmime si ata aktualë, por ata do të punojnë pak më ndryshe. Secili prej tyre do të ketë 72 kilovat të dedikuar për karikimin e çdo makine, që do të thotë se shpejtësia e karikimit  nuk do të ndryshojë edhe nësë karikohen disa makina në të njëjtën kohë.

Koha për të karikuar plotësisht automjetin do të jetë rreth 45-50 min. Stacionet ekzistuese ngarkojnë me më shumë se 145 kilovat energji, që shpërndahet mes dy makinave pranë njëra-tjetrës. Për 40 minuta ato mund të karikohen deri në 80%. Tesla po planifikon të rrisë numrin e stacioneve nga 5.000 në 10.000 deri në fund të vitit.


Më të lexuarat