Secondary Adv

Hong Kongu ka sistemin e shkalleve levizese me te gjate ne bote

Share on Google+

Hong Kongu është ‘shtëpia’ e sistemit më të gjatë të shkallëve lëvizëse në botë, i quajtur “Mid-Levels Escalator.”

 

Ndërtimi i tij kushtoi 30 milion dollarë dhe u hap për publikun në vitin 1993, si një zgjidhje për bllokimet masive të trafikut në qytet. Megjithëse, ky sistem është kritikuar shumë për shkak të kostos së lartë dhe joefikasitetit të tij, ai është ende sot një nga monumentet më të njohura të Hong Kongut.

I gjithë sistemi transporton 85,000 mijë njerëz përditë. Sistemi i gjatë rreth 800 metra nuk është një shkallë lëvizëse e vetme, por një seri prej 20 shkallësh lëvizëse dhe disa vendkalimeve lëvizëse.  Ai ka 14 hyrje dhe dalje. Duke parë se ai nuk bëri asgjë për të zvogëluar trafikun, drejtori i auditimit të qytetit e quajti projektin një “elefant të kushtueshëm të bardhë.”


Më të lexuarat