Secondary Adv

Perfundon ura e pare prej betoni e printuar 3D

Universiteti i Teknologjisë në Holandë ka një printer masiv 3D, i cili është i aftë të printojë objekte shumë të mëdha. Aktualisht, ai po krijon urën e parë prej betoni të printuar në 3D.

 

Ura do të instalohet këtë muaj në qytetin e vogël holandez, Gemert dhe do të jetë e para e këtij lloji falë një teknike inovative të printimit që redukton mbeturinat. Teknikisht, Madridi prezantoi urën e parë të printuar 3D në fillim të këtij viti,  por ura e Gemert do të ndërtohet duke përdorur një proces të veçantë që përforcon shtresat e betonit me kabllo çeliku, që kur formohen blloqet e betonit. 

Kjo teknikë, e cila u zhvillua nga një ekip hulumtuesish që punonin me Teho Salat, një profesor i ndërtimit të betonit, siguron që betoni i urës është "i përforcuar" në mënyrë që të shmanget tendosja tipike që ndodh shpesh në ndërtimet e betonit.

Betoni i përdorur për të printuar urën është më i  trashë se ai normal, kështu që ruan formën e tij siç është printuar. Prodhimi i betonit liron dioksid karbon, kështu që reduktimi i mbeturinave është tepër i rëndësishëm për mjedisin. Duke punuar në bashkëpunim me kompaninë holandeze BAM Infra, ekipi ka shpenzuar dy muaj për printimin e pjesëve, të cilat pastaj do të bashkohen së bashku për të ndërtuar urën. Struktura është planifikuar të instalohet në Gemert në fund të shtatorit.


Me te lexuarat ne Inovacion