Secondary Adv

Panairi Nderkombetar i Tiranes 2017, 23 - 26 Nentor 2017

Share on Google+

 

Vendi: Pallati i Kongreseve, Tiranë
Organizator: Klik Ekspo Group

 

Në datat 23 - 26 Nëntor 2017 zhvillohet edicioni i 24-t i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, në Pallatin e Kongreseve. Panairi i 23-të Ndërkombëtar i Tiranës, solli sipërmarrës, profesionistë dhe tregëtarë nga mbi 20 vende të ndryshme të botës si: Shqipëria, Italia, Greqia, Sllovenia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Austria, SHBA, Hungaria, Republika Popullore e Kinës, Kosova, Serbia, Polonia, Qiproja, Turqia, Malta etj.

Aty morrën pjesë rreth 20,000 vizitorë nga të cilët 40% ishin operatorë ekonomikë, të cilët morën pjesë në takimet e biznesit të mundësuar nga formulat specifike të misioneve tregtare të integruara në strukturën e panairit dhe axhendat e mirë organizuara. Sipas shifrave, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës dëshmon të jetë një port i sigurt dhe i besueshëm për sipërmarrësit ndërkombëtarë që synojnë tregun shqiptar dhe atë të Ballkanit Perëndimor, ndërsa për sipërmarrësit lokalë bëhet rruga e kërkimit për mundësi më të favorshme për t'u internacionalizuar pa ndonjë kosto shtesë.

 

Klik Ekspo Group
Rr. “Donika Kastrioti”
Nd.15, Suite 27, Tirana 1001, Albania
Tel: +355  42 27 4210/09   
Fax: +355  42 27 4211
E-mail: info@klikekspogroup.com
Web: www.klikekspogroup.com


Më të lexuarat