Secondary Adv

Kina nderton nje ure te re prej xhami 300 metra te gjate

Share on Google+

Kina sapo ka hapur urën e parë të xhamit për publikun në Provincën Hunan më 30 shtator.

 

Ajo është 300 metra e gjatë dhe qëndron 150 metra mbi ujë përgjatë Liqenit Shiyan. Ura prej xhami është një nga atraksionet më të fundit të Parkut Ekologjik Shiyanhu në Changsha.

Sipas Dr Yin Xinping nga instituti i dizajnit të Universitetit Hunan, ura e xhamit mund të mbajë një ngarkesë maksimale prej 1,200 persona. Për të ndërtuar urën janë përdorur 3 shtresa xhami të përforcuar. Çdo shtresë është e ndarë me material plastik. Sipas dr. Yin ura mund të lejojë edhe një makinë gjashtë ton të kalojë përmes saj.

Ura gjithashtu mund të përballojë erën e fortë dhe dridhjet nën raundin e inspektimeve të sigurisë. Ajo është ura e parë ndër-ishullore e Kinës, e cila ofron një pamje madhështore të Shiyan Lake për vizitorët.


Më të lexuarat