Secondary Adv

NASA dhe Rusia do te  ndertojne stacionin e pare hapesinor qe orbiton Henen

NASA dhe agjencia hapësinore e Rusisë Roscosmos kanë njoftuar për bashkëpunimin e tyre në ndërtimin e një stacioni hapësinor.

 

Një stacion që do të jetë më larg nga Toka dhe do të orbitojë hënën si një pikë ndalimi për eksplorimin e sipërfaqes hënore dhe studimin më të thellë të hapësirës.

Plani është për të eksploruar hapësirën e thellë pranë hënës dhe do të fillojë me misionin e parë të integruar të raketës SLS (Space Launch System) dhe anijes kozmike të Orionit. Pastaj, NASA synon të nisë një fluturim në vit pas misionit të dytë që përmban një sërë objektivash të integruara të hulumtimit njerëzor që do të bashkojnë Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, SLS, Orionin etj.

"NASA po punon me partnerët vendas dhe ndërkombëtarë për të zgjidhur sfidat e mëdha të eksplorimit të thellë të hapësirës. Misionet në afërsi të hënës do të përfshijnë faza të shumëfishta si pjesë e strukturës së NASA-s për të ndërtuar një infrastrukturë fleksibile, të ripërdorshme dhe të qëndrueshme që do të zgjasë shumë dekada dhe do të mbështesë misionet e nderlikuara,” thuhet në faqen e tyre të internetit.


Me te lexuarat ne Inovacion