Secondary Adv

LG ka krijuar smartfonin qe largon mushkonjat

Share on Google+

LG, prodhuesi korean i elektronikës, ka prezantuar këtë javë smartfonin e parë në botë, i cili do t’i mbajë mushkonjat larg.

 

Sipas kompanisë ai lëshon valë tejzanore, të cilat duhet të sprapsin dëmtuesit dhe janë absolutisht të sigurta dhe të padëmshme për njerëzit.

Disa produkte të tjera të LG-së si: kondicionerët dhe televizorët e tillë tashmë janë të pajisur me këtë teknologji. Ka edhe aplikacione që pretendojnë se përdorin teknologji të ngjashme me rezultate të ngjashme, por LG thotë se kjo është hera e parë në një smartfon.

Telefoni i K7i Android ka një çmim prej 7,990 rupie ($ 122). India është vendi i parë ku do të shitet ky smartfon, pasi ajo ka lufuar për shumë kohë me sëmundjet që përhapen nga mushkonjat. Indianët shpenzuan 733 milionë dollarë vitin e kaluar në insekticide në shtëpi, sipas një studimi të kohëve të fundit nga Euromonitor International.


Më të lexuarat