Secondary Adv

Aeroporti i Dubait do te perdore akuariumet virtuale te skanimit te fytyres si pika te kontrollit te sigurise

Dubait ka sjellë një mënyrë të re për të rritur sigurinë në aeroport, mjafton të ecni nëpër një akuarium virtual të rrethuar me kamera të njohjes së fytyrës.

 

Sipas The National, akuariumi virtual është në formën e një tuneli dhe është i pajisur me 80 kamera që skanojnë fytyrat dhe irisin e pasagjerëve. Imazhet brenda tunelit mund të ndryshohen për të treguar peizazhe të ndryshme, si shkretëtira, ose për të shfaqur reklama.

Kur të jenë në fund të tunelit ata do të përshëndeten nga një mesazh zanor “Udhëtim të mbarë” ose do të shfaqet një shenjë e kuqe për të lajmëruar sigurinë. Akuariumi jo vetëm që fsheh teknologjinë e njohjes së fytyrës, por gjithashtu inkurajon udhëtarët të shikojnë përreth dhe të rrisin cilësinë e skanimit të fytyrës së tyre.

 

"Peshku është një lloj argëtimi dhe diçka e re për udhëtarin por, në fund të ditës, tërheq vizionin e udhëtarëve në kënde të ndryshme në tunel në mënyrë që kamerat të kapin fytyrën e tij," tha për The National Gjenerali Obaid Al Hameeri. Projekti është duke u zhvilluar në një partneritet me linjën ajrore të Emirateve. Aeroporti i Dubait do të jetë i pari që do të instalojë këto akuriume virtuale deri në fund të verës së vitit 2018 në terminalin 3. 


Me te lexuarat ne Inovacion