Secondary Adv

Kina fillon perdorimin e policeve robote

Share on Google+

Këtë javë turistët kanë vënë re jashtë Muzeut Kombëtar pranë Sheshit Tiananmen në Pekin, polica robotë.

 

Robotët metalikë janë të bardhë dhe kanë një simbol të policisë. Ata janë të pajisur me teknologji të njohjes së fytyrës, si dhe një krah elektroshoku. Ai është i pajisur me një altoparlant dhe kërkon që turistët 'të mbajnë rradhën dhe të bashkëpunojnë me inspektimet e sigurisë'.

Gjithashtu roboti thotë: 'Ju lutem përgatitni dokumentet tuaja të identifikimit dhe mos shtyni.’ Autoritetet shpresojnë se përdorimi i robotëve do të lehtësojë presionin ndaj zyrtarëve të vërtetë të policisë.

Ky test në Pekin vjen menjëherë pasi disa robotë, të quajtur AnBots, filluan të patrullojnë sallën e nisjes së terminalit të tretë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shenzhen në Kinën jugore. Roboti 74.8 kg është projektuar me katër aftësi kryesore të cilat janë: patrullimi i pavarur, njohja e fytyrës, shërbimi inteligjent dhe reagimi emergjent. Ata kanë një shpejtësi maksimale prej 18k/h.

 


Më të lexuarat