Secondary Adv

Intel krijon cipin, i cili funksionon si nje tru njerzor

Share on Google+

Shumë nga funksionet themelore që dikur i kryenin vetëm njerëzit  tani janë duke u kopjuar nga robotët, dhe ndonjëherë ata bëjnë një punë më të mirë se ne.

 

Së fundmi Intel, një kompani amerikane me seli në Santa Clara, Kaliforni, ka njoftuar se ka krijuar një çip me një dizajn që është frymëzuar nga truri i njeriut. Çipi i quajtur "Loihi" është eksperimental dhe përdor teknologjinë “neuromorfike”, e cila ende nuk është vërtetuar. 

Ai përmban rreth 130,000 nga këto neurone të simuluara, që lëvizin në një mënyrë të ngjashme me neuronet e trurit. Ndërsa përdor një ide të ngjashme, kompleksiteti as nuk arrin dot afër trurit njerëzor që ka rreth 80 miliardë neurone. Dizajni i Loihi përdor trurin e njeriut si një model bazë për të rritur shpejtësinë e mësimit të makinës duke minimizuar kërkesat e energjisë. Truri ynë komunikon informacion duke përdorur pulsin që transmetohet mes trurit dhe trupit përmes një rrjeti nervor kompleks. 

Teksa shkencëtarët punojnë pa u lodhur për të përmirësuar inteligjencën artificiale, një lloj që mund të mësojë vete pa u mësuar më parë, Intel duket se po i afrohet. Kompania thatë: “Çipi ka potencial të madh për të përmirësuar aplikacionet automobilistike dhe industriale, si dhe robotët personalë.”

Në teori, teknologjia neuromorphic tingëllon e mrekullueshme, por ajo ende nuk ka dëshmuar veten kur krahasohet me teknologjinë e të mësuarit që kemi sot. Intel dhe IBM po udhëheqin botën informatike me punën e tyre në teknologjitë revolucionare. IBM kohët e fundit ndërtoi një çip neuromorfik "TrueNorth" me 4,096 procesorë dhe 256 milione sinapse.


Më të lexuarat