Secondary Adv

Studimi i ri tregon se hena dikur ka pasur atmosfere

Share on Google+

Shkencëtarët kanë zbuluar se Hëna rreth deri në katër miliard vjet më parë kishte atmosferë.

 

David Kring, nga Shoqata e Studimeve Hapësinore të Universiteteve (USRA) shpjegon se çfarë do të thotë kjo: “Kjo punë ndryshoi në mënyrë dramatike pikëpamjen tonë për Hënën nga një trup shkëmbor pa ajër në atë që dikur ishte i rrethuar nga një atmosferë më dominuese se ajo që rrethon Marsin sot.”

Atmosfera ka ekzistuar në një kohë kur shpërthimet vullkanike të hënës lëshonin gazra shumë shpejt për t'u absorbuar në hapësirë. Shkencëtarët e bënë zbulimin duke analizuar mostrat e shkëmbinjve të hënës të sjella nga astronautët nga misionet e Apollo-s. Analiza tregoi se rrjedhat e lavës së hënës përmbanin monoksid karboni dhe komponente të tjera të gazit, squfur, madje edhe baza të ujit.

Mostrat u përdorën për të llogaritur se sa gaz u ngrit nga lava dhe u grumbullua në atmosferën e përkohshme.  Analiza tregoi se aktiviteti vullkanik ishte më i ashpër rreth 3.5 miliard vjet më parë. Atmosfera zgjati rreth 70 milion vjet para se të humbiste përsëri. Gjatë kohës që hëna kishte këtë atmosferë, ajo gjithashtu orbitonte shumë më afër tokës.


Më të lexuarat