Secondary Adv

Detaje per nje arredimin modern te tualetit

Banjo është një hapësirë që gjithnjë e më shumë po përdoret për relaksim dhe prandaj krijimi i atmosferës është shumë i rëndësishëm. Ne mund ta arrijmë këtë duke zgjedhur detaje me cilësi të lartë.

 

Duke zgjedhur radiatorë elegantë, të cilët duken si mbajtëset e peshqirve, ne mund të krijojmë një atmosferë të ngjashme me atë në dhomën e ndenjes e jo në banjo. Llambat janë shumë elegante dhe vendosen në mënyrë simetrike në lidhje me pasqyrën. Shpesh kjo është një llambë e varur, ose mund të jetë një llambë muri.

Tunxhi dhe bakri janë përsëri në modë. Kombinoni pjesët metalike të ndriçimit me detaje të tilla si tabaka ose gota. Gruponi objektet e vogla së bashku, kështu që ju do të shmangni rrëmujën dhe do të futni në arredimin e tualetit një detaj interesant dhe modern.

Kombino stilistikisht të gjitha elementet e murit me ngjyrën, formën dhe materialet. Kombinoni peshqirët me ngjyrën e pllakave. Ju mund të krijoni kontrast ose ndërlidhje. Në trend janë edhe tapetet për tualet, prandaj sigurohuni që ta kombinoni atë me ngjyrën e peshqirëve.

Nëse do të vendosni një karrige ose një kolltuk në banjo, e cila është gjithashtu e modës, sigurohuni që të zgjidhni ngjyrën e bardhë, si ajo e pajisjeve sanitare ose një nga ngjyrat ekzistuese në banjë. Në fund për ta plotësuar atmosferën e tualetit përdorni aromat e këndshme të vajrave esencialë.


Me te lexuarat ne Arredim & How-To