Secondary Adv

Catia prej betoni qe gjeneron dhe ruan energjine

Duke përdorur metoda unike të projektimit dhe të ndërtimit, hulumtuesit kanë krijuar prototipin e një çatie prej betoni, e cila do të gjenerojë dhe ruajë  energjinë diellore.

 

Ky dizajn do të bëjë të mundur që një ndërtesë banimi të prodhojë më shumë energji sesa ajo konsumon. Çatia  përbëhet nga disa shtresa; një fletë e brendshme betoni, e cila shërben si bazë për ngrohjen, ftohjen dhe izolimin, të cilat më pas mbulohen nga më shumë beton. Më pas qelizat e holla fotovoltaike që përdoren për të prodhuar energji diellore instalohen në pjesën e jashtme të ndërtesës.

Prototipi i çatisë ishte rreth 7.5 metra i lartë dhe kishte sipërfaqe të përgjithshme të lakuar 160 metra katrorë.  Betoni ka një trashësi mesatare prej 5 cm që ndryshon ndërmjet 3 cm përgjatë skajit të çatisë deri në 12 cm në sipërfaqet mbështetëse. Prototipi u krijua nga studiuesit në ETH Zurich, një universitet i shquar i dizajnit dhe teknologjisë.

 


Me te lexuarat ne Inovacion