Secondary Adv

Kjo kompani do ti ktheje mbetjet e ushqimit ne materiale ndertimi

Share on Google+

Çfarë kanë të përbashkët kikirikët, oriz, bananet, patatet dhe kërpudhat? Përveçse janë të  shijshme, ato mund të transformohen edhe në materiale ndërtimi.

 

Në një raport të titulluar  “The Urban Bio-Loop”, grupi Arup propozon të përdorë mbetjet ushqimore për të krijuar materiale ekologjike dhe me kosto të ulët për t’i  përdorur në ndërtim. Autorët e raportit synojnë të demonstrojnë  “se për materialet në ndërtim është i mundur një model ndryshe.”

Për shkak se vendet e zhvilluara të tilla si Shtetet e Bashkuara, humbin deri në 40 përqind të të gjithë ushqimeve, qëllimi është kthimi i mbeturinave në një burim për krijimin e produkteve për fushën e ndërtimit, inxhinierisë dhe arkitekturës”, raporton Archinect. Kjo mund të bëhet duke modifikuar sistemin tradicional të menaxhimit të mbetjeve.

Materialet e hedhura organike, të cilat mund të jenë të dobishme, përfshijnë: guaskat e kikirikëve, të cilët mund të përdoren për të krijuar dërrasa ndarëse me kosto të ulët që janë rezistente ndaj zjarrit dhe akullit; orizi, i cili mund të shndërrohet në hi dhe të përzihet me çimento për të eliminuar nevojën për mbushës; bananet, një frut, gjethet e të cilës mund të bëjnë tekstil të fortë si rezultat i fibrave; kërpudhat, të cilat mund të përdoren për rritjen e ndërtesave; dhe lëkurat e patates, të cilat mund të pastrohen, presohen dhe thahen për të prodhuar një material izolues të lehtë, të qëndrueshëm ndaj zjarrit dhe të ujit.

Qëllimi i Arup është të përmirësojë nivelet në rritje të mbeturinave dhe mungesën e lëndës së parë.


Më të lexuarat