Secondary Adv

Kompania Qualcomm teston teknologjine 5G per smartfona

Share on Google+

Qualcomm ka njoftuar se ka përfunduar me sukses testin e parë të teksnologjisë 5G për smartfona.

 

Kompania amerikane konfirmoi se ka përfunduar me sukses testin e lidhjeve 5G në selinë e San Diegos. Sipas Qualcomm, telefonat dhe shërbimet 5G pritet të nisin në Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Japoni gjatë vitit 2019. Kina pritet të shfaqë debutimin e 5G në të njëjtën kohë, por mund të përfundojë pas vendeve të përmendura më sipër.

Qualcomm ka punuar me disa ofrues të shërbimeve mobile të profilit të lartë duke përfshirë Verizon dhe Sprint, në testimin e teknologjive 5G. Qualcomm po punon gjithashtu me kompanitë si Nokia për të testuar teknologjinë radio 5G NR, e cila do të luajë një rol esencial në planet e Qualcomm për të siguruar funksionimin e sistemit celular të gjeneratës së ardhshme deri në vitin 2019.

Vlen të përmendet se Qualcomm nuk është kompania e vetme që merrtet me hulumtimin 5G. Huaëei dhe Deutsche Telekom njoftouan për një projekt bashkëpunues që përfshin testimin e tyre 5G NR në Berlin, i cili përshkruhet si lidhja e parë 3GPP 5G e këtij lloji në Evropë.


Më të lexuarat