Secondary Adv

Restoranti i pare nenujor i Evropes ndertohet ne Norvegji

Share on Google+

Restoranti i parë nënujor i Evropës do të hapet në Norvegji në fillim të vitit 2019-të, duke shërbyer ushqim dhe pije për 100 persona.

 

Jashtë orarit të restorantit, struktura do të shërbejë si një qendër kërkimore për jetën detare. Firma norvegjeze arkitekturore Snøhetta, e njohur për punën e saj në projektin e Operës Kombëtare të Norvegjisë dhe Qendrës Botërore Tregëtare në Shtetet e Bashkuara, e ka projektuar ndërtesën si një "periskop të mbytur."

I vendosur në pikën më jugore të bregdetit norvegjez në fshatin Båly, restoranti është është gjysmë i zhytur në det, rreth pesë metra poshtë sipërfaqes së ujit. I quajtur "Under", restoranti do të ketë mure të trashë prej betoni të projektuar për tu bërë ballë kushteve të detit dhe një dritare panoramike akrilike me përmasa 11 x 4 metra,  për të parë shtratin e detit si ndryshon gjatë stinëve dhe motit.

Ndërtesa ka tre kate: E para ka një gardërobë, më poshtë se ka një bar shampanje që shënon kalimin midis bregut dhe oqeanit. Restoranti ndodhet në nivelin e shtratit të detit, ku vendosen dy tavolina të gjata ngrënie dhe disa tavolina të vogla përpara dritares së madhe panoramike.

Pjesë të restorantit do t'i dedikohen një qendre kërkimore të biologjisë detare. Hulumtuesit gjithashtu do të ndihmojnë në krijimin e kushteve optimale në shtratin e detit, në mënyrë që peshqit të mund të lulëzojnë pranë restorantit, tha Snøhetta.


Më të lexuarat