Secondary Adv

Kjo rruge inteligjente shfaqet vetem kur eshte e nevojshme

Share on Google+

Kompania londineze “Umbrellium”,ka dizenjuar një rrugë ‘inteligjente,’ e cila do ju përgjigjët lëvizjeve të këmbësorëve, çiklistëve dhe automjeteve.

 

E quajtur Crossing Starling (STigmergic Adaptive Responsible Crossing Learning), ajo do të transformojë tërësisht natyrën e ndërveprimit midis automjeteve dhe njerëzve. Me rritjen e përdorimit të smartfonëve dhe trafikut të rënduar, nevojiten më shumë masa për këmbësorët, shoferët dhe çiklistët për të bërë më të sigurtë kalimet në rrugë, shpjegoi Usman Haque, themelues i Umbrellium.

E pra, përtej sipërfaqes mbresëlënëse të rrugës ka disa elementë sigurie:

Dritat LED të kontrolluara me kompjuter janë vendosur në brendësi të paneleve plastike që bashkëveprojnë me kamerat dhe lëshojnë sinjale paralajmëruese për këmbësorët që kalojnë duke përdorur smartfonë.

Një sipërfaqe ndërvepruese e rrugës që zhduket gjatë natës, megjithatë rishfaqet kur aktivizohet.

Një kryqëzim rruge që modifikon madhësinë dhe formën e tij bazuar në kohën e ditës dhe numrin e këmbësorëve.

Përshtatet sipas kushteve të motit për shoferët.

Kamera që parashikojnë të gjitha modelet e automjeteve dhe bëjnë rregullime të shpejta.

Një kornizë e fortë metalike që mbështet peshën e të gjitha automjeteve që kalojnë.

Një zonë e veçantë që shfaqet rreth fëmijëve që enden në trafik, me një mesazh që u dërgohet  shoferëve aty pranë.


Më të lexuarat