Secondary Adv

12 qytete qe pas 2025 do te perdorin vetem autobusa elektrike

Share on Google+

Kryetarët e bashkive të 12 qyteteve më të mëdha të botës u bashkuan së bashku për të bërë një premtim: Duke filluar nga viti 2025, ata do të blejnë vetëm autobuza elektrikë për transportin publik të qytetit.

 

Premtimi është një vazhdim i “C40 Clean Bus Declaration Act”, një nismë e vitit 2015 nga C40, një koalicion ndërkombëtar i qyteteve për të reduktuar emetimet e dëmshme dhe për të luftuar ndryshimet klimatike.

Rezoluta u miratua nga kryetarët e bashkive të Londrës, Parisit, Los Anxhelosit, Barcelonës, Kopenhagenit, Quito, Vankuverit, Cape Toën, Mexico City, Seattle, Milano dhe Auckland. Udhëheqësit gjithashtu premtuan të ndërmarrin hapa për të krijuar një zonë të rëndësishme me zero emetime brenda qyteteve të tyre deri në vitin 2030. Me një popullsi prej gati 80 milionë banorë, dymbëdhjetë qytetet e mëdha kërkojnë të promovojnë transport më të pastër publik.

Premtimi është një lajm i mirë për prodhuesit e autobuzëve elektrikë si Proterra, e cila është lider në këtë fushë dhe kohët e fundit ka pohuar se një prej automjeteve të saj ka udhëtuar mbi 1.000 kilometra me një karikim të vetëm.

Divizioni i kamionëve dhe autobuzëve të Volksëagen Group gjithashtu njoftoi për planet e tij për autobusë të rinj plotësisht elektrikë nga markat MAN dhe Scania, të cilat kanë planifikuar të futen në tregjet evropiane vitin e ardhshëm. Los Anxhelos, një nga qytetet C40 urdhëroi 95 autobuzë elektrikë nga markat ‘Neë Flyer of America’ dhe BYD në fillim të kësaj vere.


Më të lexuarat