Secondary Adv

Singapori ndalon qarkullimin e te gjitha automjeteve private ne rruget e tij

Share on Google+

Së fundmi qeveria e Singaporit ka njoftuar  se numri i veturave private në rrugët e tij do të jetë ‘i ngrirë’ vitin e ardhshëm, ndërkohë që numri i automjeteve të përdorura për transportin publik pritet të rritet.

 

Shkalla e rritjes për të gjitha makinat e pasagjerëve dhe motoçikletave do të zvogëlohet nga 0,25 për qind në vit, në mënyrë efektive zero për qind duke filluar në shkurt 2018.

Singapori është tashmë një nga vendet më të shtrenjta për të blerë një makinë personale pjesërisht për shkak të kërkesës se pronarët e automjeteve duhet të sigurojnë një "certifikatë të së drejtës", e cila vlen vetëm për 10 vjet dhe ka një çmim mesatar prej 37,000 dollarë amerikanë.

Edhe një makinë e zakonshme (standarte) mund të kushtojë deri në katër herë më shumë se sa do të kushtonte në Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye, në Singapor ekzistojnë vetëm rreth 600,000 makina private.

Për të kompensuar uljen e automjeteve private në rrugë, qeveria e Singaporit do të investojë 28 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për të zhvilluar dhe përmirësuar sistemin e saj të transportit publik. 


Më të lexuarat