Secondary Adv

Materiali i ri qe na sjell nje hap me afer fluturimeve supersonike

Agjensia hapësinore NASA ka njoftuar se po punon për një material të ri, i cili do të na sjellë një hap më pranë fluturimeve supersonike.

 

Fluturimet mbi Mach 1 janë të njohura si fluturime supersonike, ndërsa ato mbi Mach 5 quhen fluturime hipersonike. Kjo është arritur më parë nga eksperimenti North American X-15, i cili arriti deri në Mach 6.7 por para përfundimit të 200 fluturimeve të para ndodhi një aksident fatal, që çoi në mbylljen e projektit.

Me shpejtësi shumë të lartë si Mach 5, kompresioni i ajrit shkakton një rritje të madhe të temperaturës, gjë që dëmton pjesët e aeroplanit. Kjo është pengesa që organizatat si NASA po përpiqen të kapërcejnë.  Ka vetëm dy mundësi për të kapërcyer këtë problem. Njëra është të hapja dhe rumbullakosja e karakteristikave aerodinamike. Por, të bësh këtë e bën të pamundur arritjen e shpejtësisë hipersonike. Opsioni tjetër është krijimi i materialeve të avancuara ndaj nxehtësisë.

Nanotubat e karbonit janë përdorur nga prodhuesit, por hulumtimet e reja nga NASA dhe Binghamton University në Nju Jork kanë zbuluar se nanotubat e nitridit boronik (BNNT) janë më rezistente ndaj nxehtësisë dhe do të bëjnë një punë shumë më të mirë.

Tani pengesa e vetme është çmimi i BNNT, i cili kushton 1,000 dollarë për gram, por ekspertët shpresojnë se çmimi do të ulet pasi nanotubat e karbonit do të kushtojnë të njëjtën gjë në fillim, përpara se të ulen në 10-20 dollarë për gram. Kjo arritje është një hap i madh drejt fluturimeve komerciale hipersonike dhe ne mund t'i shohim ato të bëhen realitet në dekadën e ardhshme.


Me te lexuarat ne Inovacion