Secondary Adv

Keta drone mund te skanojne ne 3D edhe brenda ndertesave duke perdorur vetem sinjale Wi-Fi

Share on Google+

Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara kanë zhvilluar një sistem që i lejon dronët të skanojnë brendësinë e një strukture të mbyllur. Në thelb, ekipi ka krijuar një mënyrë për të parë përmes mureve! 

 

Sistemi funksionon si një dron, i cili lëshon valë Wi-Fi tejpërtej strukturës së synuar dhe një tjetër merr sinjalin. Pastaj, duke punuar së bashku, dy dronët fluturojnë rreth strukturës duke krijuar hartën e forcës së valëve në fusha të ndryshme.

Dronët pastaj mund të krijojnë një hartë 3D të asaj që është brenda strukturës së mbyllur. Ashtu si valët Wi-Fi depërtojnë jashtë strukturës, ato gjithashtu kalojnë nëpër çdo gjë që është brenda.

Fuqia e valëve varet nga pengesat që hasin, duke u dhënë dronëve informacion të mjaftueshëm për të filluar hartimin. Dronët autonomë prodhojnë harta 3D të definicionit të brendshëm. Rezultati i hulumtimit u prezantua në Prill të vitit 2017 në Konferencën Ndërkombëtare mbi Përpunimin e Informacionit në Rrjetet e Sensorëve(IPSN). Sistemi përdor materiale që janë në dispozicion duke përfshirë një tabletë të Google Tango, një router Wi-Fi, si dhe një Raspberry Pi dhe një kartë Wi-Fi për marrësin.

 


Më të lexuarat