Secondary Adv

Turbina e eres me e fuqishme ne bote

Share on Google+

Kompania gjermane Enercon ka ndërtuar turbinën e erës më të fuqishme në botë. E quajtur Enercon E-126, ajo është 198 m e lartë.

 

Duke pasur një bosht me lartësi 135 m dhe një diametër rotori prej 126 metrash, ajo ka aftësinë të prodhojë 7.58 megavat energji për turbinë. Fillimisht fuqia e prodhimit ishte 6 MW, por pas një rishikimi në vitin 2009, ajo u rrit në 7MW. Pesha e krijimit të kullës së turbinës është 2,500 ton. Gjeneratori dhe rotori, duke përfshirë edhe tehun, peshojnë respektivisht 220 dhe 364 ton.

Kjo sjell një peshë totale rreth 6,000 ton. Ndërtimi i një turbine të tillë kushton 14 milionë dollarë, duke përjashtuar kostot e instalimit. Turbina e parë u instalua për hërë të parë në Emden, Gjermani në vitin 2007 dhe që atëherë, më shumë se 150 prej këtyre turbinave janë instaluar në mbarë botën.


Më të lexuarat