Secondary Adv

Ndryshimet klimatike dhe shperthimet vullkanike mund te cojne ne zhdukjen e stines se veres

Share on Google+

Shkencëtarët paralajmërojnë se nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë me ritmin e tanishëm, oqeanet mund të humbasin aftësinë e tyre për të reduktuar efektet atmosferike nga squfuri vullkanik dhe aerosolët siç kanë bërë në të kaluarën.

 

Kjo do të thotë se shpërthimet vullkanike në të ardhmen mund të  na çojnë në “vite pa stinën e verës”, siç ndodhi në 1815 pas shpërthimit të malit Tambora në Indonezi. Hulumtimet e reja të udhëhequra nga Qendra Kombëtare për Hulumtime Atmosferike (NCAR) në SHBA konfirmojnë se rolin e veçantë të shpërthimit në ndryshimin e klimës globale dhe rolin që mund të luajnë shpërthimet e ardhshme nëse temperatura e oqeanit vazhdon të ndikohet nga shkrirja e akullit të detit dhe rritjes globale të temperaturave.

Hulumtuesit përdorën të dhëna nga projekti “Last Millennium Ensemble”, i cili ofron simulime të klimës së Tokës bazuar në rekordet gjeologjike nga 850 deri në 2005, për të përcaktuar që shpërthimi i malit Tambora shkaktoi një ngjarje të dukshme të ftohjes në klimën globale.

Dioksidi i squfurit i dërguar në atmosferë u bë grimcë sulfati e njohur si aerosol dhe reflekton dritën larg Tokës. Kjo rezultoi në një fenomen të ashtuquajtur "vit pa verë", ku të korrat në të gjithë Amerikën e Veriut dhe në Evropë pësuan humbje të mëdha për shkak të temperaturave të ftohta dhe dritës së bllokuar të diellit.

Oqeanet luajtën një rol të rëndësishëm në kthimin e klimës në normalitet, nëpërmjet një procesi në të cilin uji i ftohtë i oqeanit ‘zhytet’, ndërsa uji i ngrohtë ngrihet në sipërfaqe, duke ndihmuar në ngrohjen e tokës dhe atmosferës përreth. Megjithatë, për shkak të ndryshimit të temperaturave të oqeanit që vijnë nga ndryshimet klimatike, nëse në vitin 2085 do të ndodhte një shpërthim i ngjashëm me malin Tambora, oqeani do të ishte më pak në gjendje të sillte stabilizimin e klimës.


Më të lexuarat