Secondary Adv

Zelanda e Re do te jape viza speciale per njerezit qe largohen nga vendi i tyre per shkak te ndryshimeve klimatike

Share on Google+

Zelanda e Re mund të bëhet vendi i parë në botë që do të njohë ndryshimin e klimës si një arsye zyrtare për të kërkuar azil ose vendbanim tjetër, njoftoi një ministër i qeverisë gjatë një interviste ditën e martë.

 

Ata po mendojnë për krijimin e një kategorie vizash për njerëzit që nxiten të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të ndryshimeve klimatike. Propozimi është duke u shqyrtuar dhe nëse zbatohet, deri në 100 individë në vit mund të pranohen në  ishull me këtë kategori të sapo krijuar të vizave.

Kjo mund të duket relativisht e parëndësishme, duke qenë se Qendra e Monitorimit të Zhvendosjes së Brendshme parashikon që 150 deri në 300 milionë njerëz do të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të ndryshimeve klimatike deri në vitin 2050.

Megjithatë, njoftimi ka habitur aktivistët mjedisorë, të cilët kanë kërkuar programe të tilla, por janë bllokuar nga qeveritë dhe gjykatat, duke përfshirë edhe Gjykatën Supreme të Zelandës së Re.


Më të lexuarat