Secondary Adv

Projekti me i madh i ripyllezimit, mbillen 73 milion peme ne Amazone

Share on Google+

73 milion pemë janë planifikuar të mbillen në Amazonë deri në vitin 2023, si pjesë e projektit më të madh të ripyllëzimit në botë.

 

Duke u përqëndruar në 30,000 hektarë tokë, projekti synon të rikthejë  mrekullinë natyrore të Amazonës në lavdinë e saj të mëparshme. Projekti, i udhëhequr nga organizata mjedisore, amerikane jofitimprurëse Conservation International, do të jetë restaurimi më i madh i pyjeve tropikale në botë dhe do të ndihmojë Brazilin të arrijë qëllimin e tij për ripyllëzimin e 12 milion hektar  tokë deri në vitin 2030.

Rreth 20 për qind e pyjeve të Amazonës janë prerë që prej viteve 1970, gjë që pati ndikim të madh në klimën e rajonit dhe planetit. Pylli tropikal i Amazonës mbulon pjesën më të madhe të Brazilit veriperëndimor dhe shtrihet në Kolumbi, Peru dhe vende të tjera të Amerikës Jugore. Ai është pylli më i madhe tropikale në botë, i famshme për biodiversitetin e tij. 

Sipas një studimi të vitit 2015 nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara, më shumë se 1.29 milion kilometra katrorë nga pyjet e botës janë prerë që nga viti 1990.


Më të lexuarat